ARKATANA

Rruga e gjatë për në vendlindje

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Vjosa (Osmani) Sadriu – Për mërgatën e Kosovës, rruga e gjatë për në vendlindje nuk kulmon me ndjenjën e mirëseardhjes në kufirin e Kosovës. Dhjetëra orëve nëpër rrugët e Evropës u shtohen edhe dhjetëra orë të tjera në kufirin të cilin ata duhet ta kalojnë për të hyrë në vendlindjen e tyre.

Përveç që nuk trajtohen si duhet në kufirin serb në pikat kufitare në Merdare e Dheu i Bardhë, ata përballen me injorancën institucionale të Republikës së Kosovës ende pa shkelur në territorin e shtetit për të cilin kontribuuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë shumë.

Neglizhenca e tillë po rezulton me vështirësi jashtëzakonisht të mëdha të cilat po e bëjnë rrugën e mërgatës për në vendlindje jo vetëm të gjatë, por gati edhe të papërballueshme.

Pritjet jashtëzakonisht të gjata në kufi tregojnë jo vetëm mungesën e efikasitetit institucional, por edhe plaçkitjen që po i bëhet mërgatës sonë. Këtyre pritjeve të gjata i shtohet edhe barra financiare për pagesë të sigurimeve të cilën ata duhet ta paguajnë si ‘shenjë mirëseardhjeje’ në Kosovë, e cila vjen si rrjedhojë e mosanëtarësimit të Kosovës në Byronë e kartonit të gjelbër.

Arsyet e mosanëtarësimit i kam shtjelluar në një kolumne të mëhershme, por duhet të ritheksohet se figurat kyçe në fushën e sigurimeve në Kosovë, të cilët kishin interes të përfitonin (dhe përfituan) nga mosanëtarësimi i Kosovës në këtë Byro, janë familjarë të kryeministrit dhe zv/kryeministrit në ikje.

United Hospital

Natyrisht që ishin pikërisht këto interesa oligarkike që bllokuan çdo lëvizje apo përpjekje të Kosovës për t’u anëtarësuar në Kartonin e Gjelbër, sepse nëse anëtarësimi do të ndodhte, do të mbroheshin interesat e atyre që udhëtojnë për në Kosovë, por jo interesat e familjarëve të kabinetit të Qeverisë në ikje.

Mërgata kosovare meriton të trajtohet më me dinjitet dhe të ndihet e mirëseardhur në vendlindjen të cilën e mbajtën gjallë për vite të tëra.Edhe sot, kontributi i mërgatës që përbënë remitancat prej mbi gjysmë miliard euro, tregon ndihmën e tyre për buxhetin e vendit të tyre dhe për familjarët që ata vazhdojnë t’i ndihmojnë. Institucionet e Kosovës duhet të marrin masa të menjëhershme që të lehtësojnë lëvizjen e tyre dhe të ofrojnë mundësi të reja për ambient me të mirë për investime të mërgatës. Në vend të taksave dhe gjobave, atyre duhet t’u ofrohen mundësi që edhe ata të jenë të barabartë me bashkëkombësit e tyre që Kosovën e kanë vendbanim të përhershëm.

Kjo Qeveri ka dëshmuar se nuk është në gjendje të punojë për askënd tjetër, pos për vetveten e saj. Përkundër krijimit të Ministrisë së Mërgatës, ajo mbeti vetëm një institucion më tepër për të punësuar militantë partiakë apo për të udhëtuar me qëllim të fitimit të mëditjeve, por nuk arriti të bëjë ndonjë ndryshim qenësor apo të ofrojë politika afirmative për mërgatën.

Është koha e fundit që Kosova të shprehë mirënjohjen e saj për qindra mijëra bashkatdhetarë që na mbajtën gjallë në kohët më të vështira, në vend se ta zgjasë e ta vështirësojë rrugën e tyre për në vendlindje, ta bëjë atë më të shkurtë dhe më të sigurt.

(Autorja është Anëtare e Kryesisë së LDK-së dhe deputete e Kuvendit të Kosovës)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.