Eko Higjiena

Kryediplomati i ardhshëm duhet të jetë person me integritet

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Partia Demokratike e Kosovës nuk garanton se Enver Hoxhaj do të jetë sërish ministër i Punëve të Jashtme, nëse ky subjekt politik arrin të formojë qeverinë e re. Por PDK e vlerëson punën e tij të deritashme shkruan sot Koha Ditore.

Ngjashëm me PDK-në, edhe në koalicionin LDK-AAK-Nisma, thonë që se postin e Ministrit të Jashtëm duhet ta ushtrojë një person i pastër dhe me integritet.

FIDANISHTJA

Nevojën që diplomacinë ta drejtojë një autoritet i pranueshëm ndërkombëtar e mbështesin njohësit e politikës në vend. Kjo, meqë sipas tyre Kosova duhet të përballet me imazhim e dëmtuar pas publikimit të raportit të kryeprokurorit Clint Williamson, i cili drejton hetimet e supozuara në periudhën e luftës dhe pasluftës.