Hidromorava

Policia: Vritet Ruzhdi Shaqiri, dyshohet se vrasësi është Gani Geci

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sipas burimeve të Kosovapressit, personi i vrarë sot pasdite në Skenderaj është Ruzhdi Shaqiri nga fshati Baks. Policia për Rajonin e Mitrovicës ka thënë për Kosovapress, se “dyshohet se Gani Geci ka vrarë me armë zjarri një person dhe se i njëjti është në kërkim nga policia”.

Viktima është dërguar në QKUK pa shenja jete.

Sipas burimeve të KosovaPressit, bëhet e ditur Gani Geci në vetëmbrojtje ka shtënë në drejtim të Ruzhdiut.

Ndryshe Gani Gani ka qenë deputetë i Kuvendit të Kosovës. /KP/

Gani Geci vret Ruzhdi K. nga Baksi i Skenderajt

FIDANISHTJA

Burime të gazetës Bota Press bëjnë të ditur se sot në Skenderaj, pas një konflikti verbal, Gani Geci ka vrarë Ruzhdi K. nga fshati Baks i Skenderajt.

Ruzhdi K , është i njohur si Ruzhdi Baksi dhe është nip i Sabit Gecit, të dënuar për krime luftë me 15 vjet heqje lirie. Ai disa herë ka deklaruar në media se do ta vrasë Gani Gecin.

BP raporton se ata kanë qenë në konflikte të përhershëm, ndërkaq shkruan se Geci në vetëmbrojtje ka shtënë në drejtim të Ruzhdi. K dhe se nga plagët viktima ka ndërruar jetë.

Rastin e kanë konfirmuar vëllezërit Geci nga Llausha. /Bota Press/