United Hospital

Schwartz: Lufta e palestinezëve, si ajo e Kosovës, për shtet – jo për fe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lufta e palestinezëve ngjason me atë të shqiptarëve të Kosovës – nuk ka të bëjë me fe, por me shtet. “’Hamasi’, si një degë e ‘Vëllazërisë…’ fundamentaliste, e vesh veten me kostumin islamik dhe përdor fjalor islamik për ta paraqitur luftën si një konflikt ndërmjet besimtarëve të ndryshëm, por kurrë nuk ka qenë konflikt fetar”, ka thënë Stephen Sylejman Schwartz, studiues i islamit, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Pluralizëm Islamik me seli në Washington të SHBA-së.

Schwartz, në një intervistë ekskluzive dhënë “Kohës Ditore”, ka folur për kontekstin e luftimeve të fundit mes Izraelit dhe “Hamasit”, për pasojat e tyre në atë rajon dhe ndikimin në botë – përfshirë debatet në shoqërinë kosovare.

Përpjekjet që kjo luftë të interpretohet si e drejtuar kundër myslimanëve, sipas Schwartzit, reflekton depërtimin e mprehtë të “Vëllazërisë Myslimane” në Kosovë. Ai ka folur edhe për qëndrimin e Prishtinës rreth kësaj çështjeje dhe qasjen e shtetit palestinez ndaj Kosovës.

Hidromorava

Schwartz, një gazetar i njohur amerikan (më 1997 u bë mysliman hanefi), është autor i shumë librave, në mesin e të cilëve edhe disa për Kosovën dhe shqiptarët. Libri i tij “Islami tjetër” është botuar kohë më parë nga shtëpia botuese “Koha”.

Lexojeni të plotë intervistën me Schwartz, në edicionin e kësaj jave të “E diela me Koha Ditore”. Lexoni se si duhet shihet kjo luftë, çfarë pozicioni do të ishte mirë që të mbante Prishtina zyrtare, se a duhet Palestina e Kosova ta njohin njëra tjetrën, a ka hapësirë që kosovarët të ndihen “të zemëruar” me qëndrimin e deritanishëm të diplomacisë palestineze kundrejt Kosovës, dhe çka thotë Schwartz për LISBA-n e çka mendon për Lavdërim Muhaxherin, e nëse ka rrezik real për radikalizmin e mëtejshëm islamik, veçanërisht, tek të rinjtë shqiptarë.
© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.