Fundamenti

Flet terroristi Muhaxheri: Nuk kam bërë asgjë më shumë se UÇK-ja

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

25 Vjeçari nga Kosova Lavdrim Muhaxheri ka thënë në një intervistë përmes internetit se çdokujt që tradhton do t’ia pres kokën. Në një bisedë me Gazetën Dita në Tiranë, djaloshi që ka ekzekutuar (prerë kokën) dhe e ka shfaqur në internet video, thotë se atë veprim e parasheh Kurani.

Ai shprehet se 19 vjeçari “është kapur si spiun dhe dispozita në Kuran për atë që tradhton muslimanët është ekzekutimi.Çdo kriminel dhe spiun i qeverisë së malikit merr dënimin e merituar. Mua më akuzojnë se kam prerë kokën e një njeriu? Po nuk kam bërë asgjë më tepër se ushtarët e UÇK-së në kohën e luftës. Fotot e këtyre krimeve të UÇK-së i kam nxjerrë edhe në Facebook-un tim me i pa e gjithë bota”, shprehet ai.

ARKATANA

Ai rrëfen se edhe në Kosovë e botë ka armiq. Ja cilët janë sipas tij armiqtë:
“Enisi, Shefqeti, Gëzimi, Arifhikmeti, Gazeta Express, Shijat, Saudija, Kuvajti, Sahavatet, OKB, CNN, BBC, Assadi, Sissi, janë bashkuar me një zë kundër Hilafetit islamik nuk po e kuptojnë të mjerët që Allahu i ndihmon muxhahedinat kundër Shirkut e kutirit”, thotë Muhaxheri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.