Fundamenti

Arrestohet arkëtari i Gjykatës së Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Të enjten është arrestuar referenti-arkëtari i Gjykatës së Kamenicës Milazim Kryeziu. Arrestimin e Kryeziut e ka konfirmuar për rajonipress edhe Jetish Maloku kryeprokuror në Gjilan.

Milazim Kryeziu referent – arkëtar në Gjykatën e Kamenicës dyshohet për veprën penale “përvetësim i mjeteve” dhe ai po mbahet në paraburgim prej 48 orëve, raporton rajonipress.

KKVITI

Kryeziu ka marrë të holla nga të dënuarit të cilat nuk i ka regjistruar në faturat zyrtare./rajonipress/