Fundamenti

Kursani: Kryeministri i ardhshëm mund të jetë i akuzuar për krime të luftës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Opinionisti Shpend Kursani ka thënë se Willamson nuk ka dhënë detaje të sakta për krime dhe trafikim me organet. Sipas Kursanit edhe në raport nuk janë dhënë shumë detaje për këto gjera. Ai thotë se në këtë raport është përdorë elementi etnik. Këtu duhet të tregohet se janë vrarë edhe shqiptar jo vetëm serbë apo romë. Siç po prolongohet në raportin e Williamsonit.

“Nëse ngritët aktakuzë se shqiptaret kanë bërë spastrim etnik nuk do të jetë shumë e hijshëm, por unë mendoj se kjo do ta pastrojë mirë luftën e UCK-së, dhe do të dihet se kush e ka bërë këtë”, ka thënë ai.

Kurse, sa i përket asaj që Willamos thotë se drejtuesit e UCK-së kanë bërë edhe pasuri materiale, ai thotë se për këtë duhet të deklarohen haptas dhe të tregohen emrat.

“Emrat nuk po përmenden. Këtu po thuhet se janë persona që e kanë bërë këtë ne emër të UCK-së, mirëpo s’ka emra konkret. Deri sa të thuhen emrat nuk mund të akuzohet askush”, ka thënë ai ne Interaktiv të KTV-së.

UBT

Kursani ka thënë se nuk e ka të qartë pse duhet të behët edhe një gjykatë për këtë raport. Ai thotë se në Kosovë ka mjaft Gjykata, dhe me gjykime është duke u marr edhe EULEX-i.

“Kjo po i bije që s’po i besojnë këtyre dhe duhet të formohet një gjykatë e re”.

Ai ka thënë se formimi i gjykatës do të nis kur të formohet qeveri e Kosovës. Ai thotë se ende nuk dihet se kush do të jetë kryeministër, por sipas tij ai mund të jetë edhe i akuzuar për krime të luftës.

“Nuk mund të paragjykohet cili do të jetë ai, por mund të thuhet se mund të jete i akuzuar për krime. Kjo mbetet të shihet pasi të formohet gjykata dhe të nis procesi. Mirëpo, kjo nuk do të jetë e mirë për vendin pasi kryeministri mund të akuzohet për këto gjera”./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.