ARKATANA

Demaçi: Ajo që bëri Lavdrimi është egërsi, s’ka lidhje me islam

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi ka fol për Indeksonline lidhur me fotografitë e publikuara të Lavdrim Muhaxherit, i cili shihet duke ia prerë kokën një të riut në Siri.

Demaçi këtë e ka quajtur si të tmerrshme dhe si vendim të gabuar shkuarjen për të luftuar në këto vende.
“Ky është një vendim i gabuar i njerëzve tanë, një pa dije e tyre politike. Nuk shkohet në luftë për ata që nuk dinë se as për kë po luftojnë ose kundër kujt po luftojnë apo si po luftojnë atje. Ato lufta nuk janë tonat. Ne kem bërë luftë çlirimtarë kombëtare. Neve nuk na lidh asgjë me ato lufta dhe na vjen keq qe ai popull atje është ndarë kështu dhe bënë lufta fetare. Këto lufta për neve janë të pa kuptimta”, tha Demaçi.

Madje, ai tha se shqiptarët që po shkojnë në këto luftra, ose po mashtrohen ose po paguhen.
“Ndërhyrja e shqiptarëve tregon një nivel të atyre që ose mashtrohen ose shkojnë për pare dhe detyrohen me shku me ba luftë për dikë tjetër. Krejt kjo është një gabim që e dëmton cështjen tonë kombëtare, sepse ne nuk kemi nevoj me u impliku në këso far luftrash”, tha veprimtari i shquar, duke shtuar se veprimi i Lavdrim Muhaxherit nuk është në përputhje me islamin.

Uji Dea

“Ajo që ka bërë Lavdrimi është diçka që nuk pajtohet fare me islamin. Kjo është një egërsi, një skandal që fare ska lidhje me fenë që ata arsyetohen se gjoja po luftojnë për atë. Këto janë gjëra të tmerrshme”, tha Demaçi.

Ai më tej rekomandoi që hoxhallarët e vendit tonë, ta drejtojnë në rrugën e duhur xhematin e tyre.
“E mira e të mirës është këta hoxhollarë që kemi me i fol xhematiti të vet, e prindërit fëmijëve të vet”, tha Demaçi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.