UBT

Beteja e fundit e UÇK-së

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Nga Milaim Shefkiu – Pas tri vjet hetimesh, duke mos lënë gur pa lëvizur në Kosovë, Shqipëri, Serbi e Mal të Zi, prokurori amerikan, Clint Williamson, më në fund e bëri publik raportin e shumëpritur rreth pretendimeve të zviceranit, Dick Marty, për trafikim organesh në Kosovë e Shqipëri gjatë luftës së fundit.

Një kapitull i lexuar mijëra herë nga ndërkombëtarët u mbyll dje, duke konfirmuar se në Kosovë nuk ka pasur trafikim organesh, ndërsa UÇK-ja, si strukturë e organizuar guerile, nuk ka pasur program për krime kundër popullsisë serbe dhe joshqiptare.

Kështu mund të përshkruhet shkurt raporti i Williamson-it, edhe pse brenda tij ka shumë konfuzione, kontradikta e mospërputhje, që lënë hapësirë për interpretime të ndryshme.

Ajo që është substanciale, është fakti se nuk ka dëshmi të bazuara se ka pasur trafikim organesh në Shtëpinë e Verdhë, një objekt që u apostrofua si “shtëpia e ferrit” nga shkrimtarët, publicistët dhe dramaturgët serbë. Këtë shtëpi në Burrel të Shqipërisë, edhe ndërkombëtarët e zunë në gojë qindra herë, ndërsa banorët e kësaj shtëpie u torturuan me vite si të ishin “të bijtë e Kaimit”.

Sa i përket trafikimit me organe, Williamson heq nga imazhi i Kosovës dhe i UÇK-së, njollën më të madhe të etiketimit ndërkombëtar, ndërsa hap një shteg tjetër, atë për krime të luftës dhe pasluftës nga disa ish-guerilë dhe oficerë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo e dyta (për krime lufte), kushtimisht është më e pranueshme, sepse akuzon individualisht pjesëtarët e UÇK-së, por jo edhe UÇK-në si ushtri guerile çlirimtare, edhe pse kontradiktat shfaqen edhe në këtë segment.

Willimason pranon se hetimet e tij kanë të bëjnë me një periudhë 15 vjet më parë, ku “ekzistojnë shumë pak, ose aspak, prova materiale”, e në anën tjetër thotë se ka fakte të bazuara se ka pasur krime nga individët e UÇK-së.

ARKATANA

“Ka dëshmitarë që nuk janë më, kanë ndërruar vendbanimin ose edhe janë të drobitur nga jeta…”, thotë Willimason në raportin e tij. Madje për shumë gjera, ai falënderon hapur kryeprokurorin serb Vukçeviq, i cili thotë se na ka ndihmuar shumë, por ka respektuar pavarësinë e TFHS-së. Pra, këtu lë hapësirë për interpretim ndryshe, sepse kryeprokurori serb dihet se çfarë ndihmi mund të japë kur janë në pyetje ish-guerilët e UÇK-së. Të paktën një herë këtë kryeprokuror e kemi vërtetuar me të ashtuquajturin “Grupin e Gjilanit”, të cilët u dënuan me mbi 100 vjet burg, ndërsa më vonë u shpallën të pafajshëm, vetëm pasi e mbajtën gjysmën e burgut.

E aty ku Williamson flet për disa individë, të cilët kanë shfrytëzuar luftën për t’u pasuruar individualisht, atëherë ia pafshin hairin, sepse pasuria sa çel e mbyll sytë, ka edhe konsekuencat e mëpastajshme.

Megjithatë, aktakuza e mundshme për disa oficerë të UÇK-së mund të konsiderohet edhe një betejë për të pastruar veten dhe luftën. Sado e dhimbshme që është kjo, disa eprorë duhet ta lajnë “lamën”, sepse kështu, siç po shihet, po e lyp procesi, ndoshta edhe për ta përmbyllur kapitullin e “krimeve të luftës” dhe për ta nisur procesin integrues.

Ndoshta deklaratat e Williamson-it se “ka pasur krime kundër popullsisë serbe” është më shumë justifikim për punën trevjeçare të grupit të tij, sidomos pasi nuk u vërtetuan deklaratat e Dick-ut, se ka pasur trafikim me organe.

Si do që të jetë, disa nga eprorët e lartë të UÇK-së do të dëshmojnë edhe një herë, nëse ka pasur, ashtu siç po thotë Williamson, “persekutim, rrëmbim, zhdukje, burgim të paligjshëm, dhunë seksuale, forma të tjera të trajtimit çnjerëzor…etj”, të serbëve në Kosovë e në Shqipëri nga disa individë.

Ndryshe, kjo është beteja e fundit e “individëve” të UÇK-së për të dëshmuar të vërtetën, çfarë do qoftë ajo!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.