KKVITI

Godasin policët, pranga dy gjilanasve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në rrugën “Abdulla Tahiri” në Gjilan njësiti policor kanë vërejtur një veturë të dyshuar që ishte në kërkim. Zyrtarët policor kanë kërkuar të bisedoj me të dyshuarin, por i njëjti mbyllet në veturë dhe me të njëjtën godet njërin nga zyrtarët policor dhe largohet nga vendi i ngjarjes njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë më vonë është ndaluar vetura në kërkim së bashku me një veturë tjetër që ishte në përcjellje të saj. Gjatë kontrollit në veturë dhe tek njëri i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një revole “Parabellum “ të A 90 , kalibër 09 mm me një fishekë në tytë dhe me një karikatorë me 13 fishekë si dhe një revole CZ po ashtu me një fishkë në tytë dhe një karikatorë me 6 fishke të kalibrit 7.65 mm.

Fundamenti

Janë konfiskuar edhe dy vetura njëra “Mercedes” dhe tjetra xhip “Grand Shirokë”. Lidhur me rastin ishin të përfshirë tre të dyshuar meshkuj shqiptar, dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje./rajonipress/