Policia në Drenas “falsifikon” dokumentin zyrtar
Rasti me numër rendor 531 dhe numër të rastit ‘2014-AG-0531’, i përshkruar më datën gjashtë korrik, në Librin e evidentimit të rasteve të Policisë në Drenas është përshkëllirë. Mbi të është përshkruar një tjetër rast i ndodhur një ditë më vonë.
Më gjashtë korrik një njësi e policisë në fshatin Gllobar të Drenasit kishte ndaluar dhe konfiskuar veturën që e ngiste biznesmeni E. Gj. Vepra që i ishte përshkruar në Librin e evidentimit të rasteve ka qenë “shmangie nga dogana”. Dogana e Kosovës, për gjashtë muajt e kaluar, për këtë vepër, ka konfiskuar rreth 500 vetura. Mirëpo vetura e konfiskuar nga policia më gjashtë korrik, një ditë më vonë i është kthyer biznesmenit.
Sipas një burimi të gazetës brenda policisë vetura është kthyer në mënyrë të kundërligjshme pas urdhrit të komandantit të policisë në Drenas, Driton Morina, shkruan koha ditore.


