UBT

Zgjedhjet e reja, normale për Doris Pack

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Eurodeputetja gjermane Doris Pack, ka thënë për Radio Dukagjinin se partitë parlamentare në Kosovë duhet të merren vesh në mes veti dhe të krijojnë një Qeveri të fortë, në mënyrë që sipas saj të ballafaqohen më lehtë me problemin në veri, por edhe me vazhdimin e dialogut me Beogradin.

Zhvillimet e fundit politike në vend që kanë të bëjnë me krijimin e institucioneve të reja nuk po e humbin vëmendjen në Bruksel.

Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, e cila është ngushtë e lidhur me zhvillimin në Kosovë, jep perceptimet e saja se si vendi ynë mund të bëjë qeveri dhe të tejkaloi krizën politike.

Doris Pack e cila jo rrallë herë ka vizituar vendin tonë, ka shtuar se është plotësisht normale të shkohet në zgjedhjet sërish nëse partitë nuk gjejnë asnjë zgjidhje për koalicion.

Ajo gjatë një bisede për Radio Dukagjinin, ka thënë se Kosovës në këto moment i duhet një Qeveri e qëndrueshme.

FIDANISHTJA

“Sipas mendimit tim, Qeveria e re duhet të përqendrohet në zgjidhjet e problemeve, siç është edhe pjesa e veriut të Mitrovicës, prandaj them se Kosovës i duhet një Qeveri e fortë për tu përballur me problemet por duhet të ceki që dialogu me Beogradin duhet të vazhdoi. Mendoi që Qeveria duhet të ketë numra të fuqishëm në Kuvend”, ka thënë Pack.

Europdeputetja gjermane nuk ka dashur të flasë me emra se kë ajo preferon në Qeveri, por ka thënë se për këtë çështje ajo ka folur një ditë pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

“Nuk dua të flasë për preferencat e mija por e kam thënë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve se duhet të kemi Qeveri të fort ndërsa tash po shohim se po ndodh diçka tjetër. Unë besoj se e kanë kuptuar qartë porosinë time. Jam e vetëdijshme se nuk mund të përfshihen gjitha partitë në koalicion por është e rëndësishme që të kemi një koalicion të mirë dhe ju mund ta shihni në Gjermani si janë zhvilluar këto procese. Ka pasur të njëjtat telashe si në Kosovë por janë zgjidhur”, ka vlerësuar ajo.

Pack ka thënë se në çdo vend demokratik është normale që nëse palët nuk arrijnë të bëjnë koalicion, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje.

Megjithatë ajo ka shfaqur shpresën se akterët politik do të gjejnë zgjidhje. /Telegrafi/