Fundamenti

Fadil Vokrri akuzohet për dy vepra penale

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, të premten ka gdhirë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Ai është arrestuar të enjten me dyshimin se ka shkaktuar aksident trafiku më 11 korrik, ku si pasojë janë lënduar dy vajza të reja.

Njeriut të parë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) i është caktuar masa e ndalesës prej 48 orësh, shkruan Koha Ditore.

KKVITI

Rasti është bërë i ditur të premten nga Policia e Kosovës. Është konfirmuar edhe nga prokurori i çështjes dhe nga Federata e Futbollit e Kosovës, të cilën organizatë Vokrri e udhëheq prej vitesh.