Fundamenti

Remi: S’më vjen keq të dal në opozitë, por kushdo që udhëheq do ta ketë vështirë!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Remi thotë se nuk do t’i vinte rënd të dal në opozitë pas dy viteve në pozitë, por thotë se kushdo që udhëheq me vendin do ta ketë të vështirë. “E di se disa nuk duan të funksionojë rendi dhe ligji në Kosovë, standardizimi drejt demokracive të mëdha. Këto mund t’i bëjë më së lehti Qeveria Thaçi. Kushdo që të jetë në qeveri, do të duhet të marrë vendime jo populiste. Do të humb kushdo që do të jetë në udhëheqje të qeverisë”, thotë ai

Remi: Kryesia e kaluar, ka gabuar

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, në emisionin “Argument Plus” të RTV21 thotë se Kryesia e mandatit të Kuvendit të Kosovës, “ka shfrytëzuar mundësitë dhe ka bërë skenarin që nuk është adekuat me situatën dhe zgjedhjet e 8 qershorit”.

“Nuk ka qenë vendim jolegal i Kryesisë së kaluar, por gabim. Si pasojë e një vendimi të pamatur, duke dashur të përfitojnë, ndodhi edhe ajo që ndodhi në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës. Kryesuesja Flora Brovina e mbylli seancën dhe tha se na fton. Ne e lëshuam sallën dhe pa qenë të informuar deputetë tjerë, opozitarë që po i thonë, e vazhduan”, tha ai.

UBT

Sipas tij, secili e ka lexuar në formën e tij vendimin e Kryesisë së kaluar.

“Por, nuk është problem i pakalueshëm. E keqja është se ne vendorët nuk po dimë pa arbitër ta udhëheqim vendin. Pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ta vazhdojmë punën ku e kemi lënë”, shton Remi.

Ai thotë se edhe PDK ka një pjesë të fajit, e sipas tij sistemi i kaluar i ka fajet!

“Por, ne si parti më e madhe pas zgjedhjeve kemi të drejtë ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit. Ata e lëshuan sallën. Ishte skenar i përgatitur”, tha ai duke arsyetuar pse kryesuesja Flora Brovina e anashkaloi pikën tre të rendit të ditës. “Ishte skenar i gabuar i Kryesisë së kaluar”. /Telegrafi/