Fundamenti

Albin Kurti: Thaçi nuk ka qenë i keq gjithmonë, u bë tash së fundi

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Kurti ka thënë se politikanët që ka kritikuar Vetëvendosja, i ka kritikuar për shkak të situatës në të cilën ata kanë hyrë.Ai ka thënë se Thaçi nuk ka qenë gjithmonë i keq, por është bërë së fundi.

“Nuk jemi në mënyrë absolute, të përjetshme të përbotshme kundër këtyre politikanëve”, ka thënë Kurti.

Kurti: Më shpesh e ka takuar Thaçi Daçiçin, se unë nënën time

Derisa ka dialog me Serbinë, nuk po ka as zhvillim ekonomik as ndalje të korrupsionit, ka thënë Kurti.

“Kur kryeministri e ministrat po fluturojnë për Bruksel, po kidnapohet komplet agjenda e shtetit.

Ish kryeministri Thaci nuk ka ardhë asnjëherë në Komisionin për Punë të Jashtme, zv. Kryeministrja Tahiri ka ardhë vetëm një herë. 24 herë Thaçi e ka takuar Daçicin brenda vitit për bisedime. Unë nuk e kam takuar nënën time 24 herë”, ka thënë ai.

Kurti: Glauk Konjufca është shumë më i mirë se Isa Mustafa

Albin Kurti ka thënë se Glauk Konjufca mori më shumë vota si nënkryetar se vetë kryetari Isa Mustafa.

Ai ka thënë se “në fakt, Konjufca është tashmë personi më i votuar në Kuvend ndonjëherë”.

“Ka marrë më shumë vota sepse natyrisht që Glauku është shumë më i mirë se Isa Mustafa”, ka thënë Kurti.

Kurti: Nëse nuk arrijmë marrëveshje, qëndrojmë në opozitë

Albin Kurti ka thënë se bisedimet mes bllokut do të vazhdojnë, pavarësisht a do kenë sukses apo jo. Ai ka thënë se nëse Vetëvendosje hynë në qeveri, synon ta çlirojë Kosovën dhe askush nuk do të ketë imunitet, as nga pozita as nga opozita.

Mobi Casa

“Bisedimet do të vazhdojnë edhe pse këto bisedime mund të mos kenë sukses. Nëse merremi vesh do të kemi një qeveri shumë të fuqishme, nëse nuk merremi gjasat janë për një qeveri shumë të dobët me një opozitë shumë të dobët. Dallimet tona vazhdojnë të mbesin. Ne besojmë se në këtë fazë të shtet-ndërtimit të Kosovës, është mirë që PDK të dalë në opozitë. Bashkëpunimi jonë është strategjik. Me Vetëvendosjen në qeveri, do t’i çlironim të gjitha gjërat. Nuk e di se kë do ta godasë ai çlirim”, ka thënë Kurti.

“Ne nuk e duam pastërtinë për hirë të pastërtisë. E duam pastërtinë për hirë të Kosovës. Jemi për ta sjellë moralin në politikë dhe moralin politik të VV’së ta përdorim për të mirë të Kosovës. Me VV’në në qeveri, është garancion se nuk do të ketë imunitet as për pozitë as për opozitë”, ka thënë ai.

Kurti: Na është ofruar ta udhëheqim dialogun

Kurti ka thënë se e keqja e Kosovës nuk është vetëm SHIK’u dhe punësimi i militantëve. Ai ka thënë se e keqja janë edhe privatizimi i tillë dhe dialogu i tillë.

“E keqja nuk është vetëm SHIK’u nëpër institucione, e keqja nuk është vetëm punësimi i militantëve por e keqja është edhe privatizimi në mënyrë të tillë edhe dialogu në mënyrë të tillë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se VV’së i është ofruar udhëheqja e dialogut nga blloku.

“Nuk mund të marrim pjesë në një qeveri nuk pajtohemi për këtë privatizim të egër dhe për këtë dialog jo parimor. Vetë z. Haradinaj ka thënë se dialogun po ia lëmë Vetëvendosjes që ta udhëheq. Këto fjalë kanë qenë të vërteta”, ka thënë Haradinaj.

Albin Kurti: Ky nuk është fundi i krizës por nuk duhet të shqetësohemi

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se është ditur që grupi parlamentar i PDK’së do të ulej aty ku nuk e ka vendin. Ai ka thënë se shumë situata që prodhoi sot PDK në parlament, ishin të ditura.

“Ishte e ditur që grupi parlamentar i PDK’së do të ulej aty ku nuk e ka vendin. Ishte e ditur që PDK do ta keqpërdorë kryesuesen Flora Brovina, që besoj se edhe kundërshtarët e PDK’së nuk do donin ta shihnin në atë pozitë”, ka thënë Kurti në emisionin “Zona e Debatit” të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se megjithatë është një aspekt i krizës, por që nuk duhet t’i shqetësojë.

“Ky nuk është fundi i krizës, por kriza nuk duhet të na shqetësoj. Duhet të na shqetësojë kriza në të cilën është populli. Mendoj se ka ndodhë një demokratizim në Kosovë, paradoksalisht”, ka thënë Kurti.