Fundamenti

Arrestime në Shurdhan, Bresalc e Verban

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në tri raste të ndara policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të kërkuar nga Gjykata në Bresalc, Shurdhan e Verban të Vitisë.

Në fshatin Shurdhan të Gjilanit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili më pas është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.

Fundamenti

Edhe në fshatin Bresalc të Gjilanit në bazë të urdhëresës së gjykatës njësiti policor ka arrestuar të dyshuarën femër shqiptare, e cila është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.

Kurse në fshatin Verban të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit./rajonipress/