E rrah gruan, pranga gjilanasit
Gjilan – Në rrugën “Skifter Arifi”, në Gjilan ankuesja F.K.SH ka raportuar Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, ku ka pësuar lëndime trupore. E njëjta deklaron se bashkëshorti i saj vazhdimisht ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, dhe se ajo ka qenë e detyruar të kërkoj ndihmën e mjekut njoftoj policia e Gjilanit.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale tha se më 8 korrik 2014, rreth orës 11:00. Njësitet sektoriale kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin F.B. Dhe se gjatë intervistës janë gjetur prova të qëndrueshme rreth rastit.
Sipas policisë i njëjti ka deklaruar se ka qenë nën ndikim të alkoolit, në kohën kur ka shkaktuar dhunë në ndaj gruas së tij.
Me urdhër të prokurorit PTH-e, DPKP, i dyshuari, pas intervistimit është ndaluar në Qendrën e Mbajtjes për 48-orë kurse rasti shkon në Gjykatë./rajonipress/


