Aksidentohen dy vetura në Bresalc, lëndohen katër veta
Gjilan – Në fshatin Bresalc të Gjilanit raportohet se një i dyshuar mashkull serb duke lëvizur me veturën “Honda” me targa lokale nga pakujdesia ka goditur veturën “Iveco” të cilën e drejtonte viktima mashkull shqiptar njoftoj policia e Kosovës.
Si pasojë e aksidentit dy drejtuesit dhe dy pasagjerë meshkuj shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa drejtuesi i automjetit “Honda” është dërguar në QKUK-Prishtinë./rajonipress/


