UBT

Rebelimi i shqiptareve në FYROM – është civilizim

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Koço Danaj – Ka disa ditë që në FYROM, shqiptarët po zhvillojnë protesta. Ata janë rebeluar kundër një pushteti që sillet ndaj tyre në mënyrë shoviniste. Ka pasur në këto protesta edhe përleshje midis popullit të rebeluar dhe policisë një etnike maqedonase të armatosur deri në dhëmbë.

Ka pasur edhe të plagosur nga shqiptarët e rebeluar dhe policia e armatosur. Dukët së shqiptarët në FYROM e kanë ndarë mendjen, ata janë shumë hapa para politikanëve të tyre, shumë hapa para BDI-së që lëshon një komunikatë bajate, por edhe shumë hapa para PDSH-së që thotë së i mbështet, por nuk guxon të marrë pjesë në këto protesta, që nuk guxon të marrë pjesë në këtë rebelim.

Jo rastësisht i konsiderova protestat e shqiptareve si rebelim, jo rastësisht e konsideroj rebelimin e tyre si të ligjshme, evropian dhe progresist. Përballë shovinizmit, përçmimit, dhunimit dhe fyerjeve etnike, rebelimi i shqiptareve është plotësisht i ligjshëm. Ai duhet mbështetur nga çdo shqiptar dhe nga çdo politikan shqiptar.

Prognoza e pritshme në FYROM, të çon në konkluzionin së ky rebelim do të vazhdojë dhe duhet të vazhdojë. Pak nga pak, por në vazhdimësi, ai duhet të pastrohet nga ndonjë ngjyrim fetar apo folklorik, duke u formësuar në një Lëvizje mbarëpopullore, e cila duhet të synojë bashkimin më Shqipërinë.

ARKATANA

Nuk duhet pritur së çfarë do të thonë politikanët shqiptarë në Tiranë e Prishtinë. Sa kohë që kombi shqiptar në Tiranë dhe Prishtinë i përkrah dhe mbështet bashkëkombësit e tij në FYROM, për aq kohë çdo pritje duhet të marrë fund.

Rebelimi duhet të vazhdojë. Është e vetmja gjuhë që kupton Nikolla Gruevski dhe shovinizmi maqedonas, por është edhe e vetmja gjuhë që kupton Brukseli.

Rebelimi i shqiptarëve në FYROM është civilizim. Jam i sigurt se anëtaret dhe mbështetësit e Shqipërisë Natyrale, ashtu si deri më sot, do të dinë të jenë në ballë të organizmit dhe të përkrahjes së këtij rebelimi progresist dhe europeist.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.