ARKATANA

PDK s’i ndahet LDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zyrtarë të larët të Partisë Demokratike të Kosovës, janë të bindur se do ta krijojnë pa problem qeverinë e re. Nuk e mohojnë se partner të dëshirueshëm e kanë LDK-në. Më këtë parti, sipas tyre, PDK do të krijonte një qeveri të qëndrueshme për proceset që i presin institucionet e reja. Por në LDK vazhdojnë ta përjashtojnë çdo mundësi të hyrjes në koalicion me Thaçin.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, ka thënë se është i bindur se partia fituese e zgjedhjeve pa problem do ta formojë qeverinë.

FIDANISHTJA

Mustafa ka thënë se nga java e ardhshme drejtues të PDK-së do të fillojnë bisedimet me partitë politike për krijimin e qeverisë së re, ndërsa vetë ai preferon koalicion me LDK-në, e cila sipas tij, do të ishte një qeveri e qëndrueshme për proceset që i presin institucionet e reja.

“PDK doli në mënyrë të fuqishme partia e parë në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Dhe tani do të kemi mundësi jo një herë për ta mandatuar kryeministrin, por dy herë. Pra edhe herën e parë edhe herën e dytë ne do të kemi mundësinë që të krijojmë qeverinë dhe jam shumë i bindur se PDK do të qeverisë me vendin edhe për një mandat katërvjeçar”, ka thënë ai ./Tribuna/.