Eko Higjiena

Takohen PDK dhe NISMA, kësaj të fundit i ofrohen tetë ministri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës është vënë në kërkim të partnerëve për bashkëqeverisje e në kërkim të numrave në Kuvend.Zyrtarë të PDK-së dhe të Nisma për Kosovën janë takuar për të biseduar mundësinë e bashkëqeverisjes. Burime brenda takimit i kanë thanë televizionit Rrokum se oferta që i është bërë Nismës së Fatmir Limajt nga ish-bashkëpartiakët e tij, është hiç më pak se tetë ministri.

Sipas këtij burimi, zyrtarët e PDK-së u kanë thanë atyre të Nismës se përveç Ministrisë së Financave, mund ta zgjedhin cilëndo nga ministritë tjera.

Takimin dhe ofertën e PDK-së e ka konfirmuar për televizionin Rrokum edhe sekretari i Nisma-s, Fitim Selimi.

Uji Dea

Ndonëse Selimi ka hezituar të flas me shifra për numrin e ministrive të ofruara, ai ka thënë se në takimet që janë zhvilluar ndërmjet përfaqësuesve kyç të të dyja partive, kanë marrë oferta për koalicion.

Por, sipas Selimit, pavarësisht kësaj oferte që kanë marrë, Nisma për Kosovën do të vazhdojë që t’i qëndrojë besnik koalicionit të bllokut opozitar, të nënshkruar me dy partitë e tjera, LDK e AAK. /Rrokum/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.