United Hospital

Mustafa: Qeveria, nuk ndërtohet nga kushtëzimet dhe as nga logjika e “peshkimit”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se tridhjetë deputetët e LDK-së janë unik për objektivat e tyre.Sipas tij, ata nuk e marrin si ideale, as për LDK-në dhe as për Kosovën qeverisjen LDK, AAK dhe Nisma, por e pranojnë si një alternativë më të mirë dhe të domosdoshme për të ndërprerë qeverisjen Thaçi dhe për të filluar ndryshimet e domosdoshme për forcimin e shtetit ligjor.

Lexojeni shkrimin e Isa Mustafës në Facebook:

Qeverisja e ardhshme e Kosovës do të jetë me program të qartë dhe me objektiva të realizueshme zhvillimore dhe integruese evropiane. Këto objektiva mund ti realizojë një qeveri, e cila nuk ndërtohet nga kushtëzimet dhe as nga logjika e “peshkimit”. Ata që nuk kanë numra të mjaftueshëm nuk mund ta themelojnë qeverinë, ndërkaq me peshkim do të merren si opozitarë.

Tridhjetë deputetët e LDK-së janë unik për objektivat e tyre. Ata nuk e marrin si ideale, as për LDK-në dhe as për Kosovën qeverisjen LDK, AAK dhe Nisma, por e pranojnë si një alternativë më të mirë dhe të domosdoshme për të ndërprerë qeverisjen Thaçi dhe për të filluar ndryshimet e domosdoshme për forcimin e shtetit ligjor.

Unë si lider i LDK-së dhe LDK-ja nuk kemi hequr dorë nga lidershipi i qeverisë së ardhshme nga fakti se nuk mund ta bëjmë më së miri këtë punë ose se nuk kemi përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.

Hidromorava

Edhe njërën edhe tjetrën e kemi! Edhe pse nuk e kemi kapërcyer koalicionin PDK, PD, LB, PSHDK…, kemi dalë partia më e fuqishme nga këto zgjedhje për të udhëhequr një bllok të ndërtuar mbi kompromise të nevojshme, që e pamundëson qeverisjen e deritanishme dhe hap mundësi për ndryshime.

Besoj shumë se është në interes të këtij vendi por edhe në interes të PDK-së dhe të partive të koalicionit të saj, që ky vend të çlirohet nga qeverisja e tyre, të lirohet nga kapja e shtetit.

Besoj, po ashtu, se Lëvizja Vetëvendosje do ti jep një kontribut të madh ndryshimeve në shtetndërtimin e Kosovës nëse e bën hapin konkret dhe përkrah koalicionin LDK, AAK dhe Nisma në procesin e ndërtimit të institucioneve që dalin nga këto zgjedhje.

Dialogu, implementimi i marrëveshjeve, politikat e integrimit të pakicave dhe politikat pronësore dhe të privatizimit janë çështje të parimeve, por zhvillimi dhe implementimi i tyre duhet të bëhet mbi baza kushtetuese, të vlerësimeve të përbashkëta dhe interesave më të mira të vendit tonë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.