ARKATANA

Jacobson: Nëse Kosova mban përkushtimin ndaj parimeve demokratike do të përparoj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sfidat mbesin por unë jam e bindur se nëse Kosova e mban përkushtimin ndaj parimeve të saj demokratike dhe rrugëtimit evropian atëherë ajo do të vazhdojë të përparoj. Mirëpresim vazhdimin e partneritetit të ngushtë që kemi me njëri tjetrin, duke ju mbështetur në punën e rëndësishme që keni përpara dhe në integrim et euroatlantike, ka thënë ambasadorja Jacobson.

Përvjetori i 238’të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar edhe në Kosovë. Ambasada e SHBA’ve ka zhvilluar një ceremoni në selinë e saj në lagjen Arbëria ku pjesëmarrës ishin personalitete të ndryshme.

Por së bashku me 238 vjetorin e SHBA-ve, ambasadorja Tracy Ann Jacobson ka festuar edhe zhvillimet demokratike në Kosovë, duke u ndalur kryesisht në zhvillimin e zgjedhjeve të fundit që u mbajtën në Kosovë, ato lokale dhe parlamentare dhe që u zhvilluan në tërë territorin e Kosovës.

Ajo i ka uruar qytetarët e Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i ndihmuar edhe më tutje këtij vendi.

UBT

“Sfidat mbesin por unë jam e bindur se nëse Kosova e mban përkushtimin ndaj parimeve të saj demokratike dhe rrugëtimit evropian atëherë ajo do të vazhdojë të përparoj. Mirëpresim vazhdimin e partneritetit të ngushtë që kemi me njëri tjetrin, duke ju mbështetur në punën e rëndësishme që keni përpara dhe në integrim et euroatlantike”, ka thënë ambasadorja Jacobson.

Ambasadorja amerikane, është shprehur e lumtur që dy shtetet janë mike dhe i ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ka qenë edhe Kryeministri në largim i Kosovës Hashim Thaçi, liderët e partive politike në vend, kryetarët e komunave, ministra, prijës fetarë etj.