Mobi Casa

PDK e vendosur: Qeverinë e formojmë ne

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës ka sqaruar në aspektin kushtetues të drejtën e saj si fituese e zgjedhjeve parlamentare që të formojë Qeverinë e Kosovës.

Në kumtesën e lëshuar nga takimi i Kryesisë së PDK-së, gjithashtu thuhet se nisur nga Kushtetuta e Kosovës, Rregullorja e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës si dhe praktikat e deri tanishme, Partisë Demokratike të Kosovës i takon e drejta e pakontestueshme për të caktuar kandidatin/ kandidaten për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të një nënkryetari të Kuvendit të Kosovës.

Duke marrë parasysh faktin që zgjedhjet e mbajtura ishin një sukses i qytetarëve dhe popullit të Kosovës, PDK fton të gjitha partitë politike për konstruktivitet, bashkëpunim dhe unitet në ndërtimin e të gjitha institucioneve shtetërore të përcaktuara me Kushtetutë.

Mobi Casa

Partia Demokratike e Kosovës, rikonfirmon qëndrimin e saj, se nuk do të bëjë kompromis me asnjë forcë politike me verdiktin e popullit të shprehur në Zgjedhjet e 8 qershorit që si parti fituese me mandatarin Hashim Thaçi të udhëheq Qeverinë e Republikës së Kosovës në mandatin e ardhshëm, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

PDK pret me padurim përmbylljen e procesit të ndërtimit të institucioneve të reja, fillimin e jetësimit të Misionit të Ri: zhvillimin ekonomik, krijimin e Fondit të Punësimit, krijimin e 200.000 vendeve të reja të punës dhe vazhdimin e rritjes së mirëqenies për qytetarët e vendit, thuhet në kumtesën e lëshuar nga takimi i Kryesisë së PDK-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.