ARKATANA

“Besëlidhja” si preventivë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Blloku i partive politike, LDK, AAK, Nisma si koalicion dhe Vetëvendosje në anën tjetër, por si mbështetëse e tyre kundër qeverisë Thaçi 3, kishin njohuri të hënën në takimin e mbajtur në selinë e AAK-së se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj do t’u njihte të drejtën për të propozuar mandatarin.

Mirëpo, ato dolën edhe me një deklaratë të përbashkët si zotim apo besëlidhje se nuk do ta tradhtojnë njëra-tjetrën dhe se nuk do t’i përgjigjen ftesës së mandatarit të PDK-së Hashim Thaçi për konsulta rreth krijimit të qeverisë.

Por, sa ishte e domosdoshme dhe e nevojshme që liderët e LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nisma të lidhin “besën” për të injoruar çdo ftesë të PDK-së, flasin burime të gazetës Tribuna nga këto subjekte politike.

Hidromorava

Sipas tyre, kishte sinjale nga PDK-ja se në pamundësi që të formojë qeverinë ajo, do të dilte me oferta tejet joshëse për partitë tjera për t’iu bashkuar në koalicion.

“PDK dhe Thaçi kanë dërguar sinjale se mund të heqin dorë madje edhe nga posti i kryeministrit, duke ia ofruar atë LDK-së, kurse për vete do të mbanin postin e kryetarit të Kuvendit si dhe do të prisnin përmbylljen e mandatit të presidentes Jahjaga, për të marrë nën drejtim këtë post nga viti 2016”, kanë thënë këto burime…/Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.