Eko Higjiena

Haradinaj kërkon ndihmë për “100-shin” e parë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

I mandatuari i koalicionit LDK-AAK-NISMA, për kryeministër Ramush Haradinaj, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të japin sugjerimet e tyre në drejtim të “hartimit të 100 prioriteteve qeverisëse”.

Lexojeni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Së bashku me grupet punuese jemi në punë e sipër të përcaktimit të 100 veprimeve emergjente qeverisëse për 100 ditshin e parë, si dhe 100 prioriteteve qeverisëse. Këto veprime do ta kthejnë njëherë e përgjithmonë besimin në shtet.

ARKATANA

Idetë dhe sugjerimet nga ana e juaj janë të mirëseardhura.

Komunikimi dhe pjesëmarrja e juaj na ndihmon për t’i kuptuar dhe renditur më mire këto veprime dhe prioritete.

Më shkruani në Facebook! RH