Mobi Casa

Asnjë gjurmë të vrasësve me pagesë të biznesmenit Artan Santo

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

E​nde nuk ka asnjë gjurmë të vrasësve me pagesë që ekzekutuan biznesmenin e njohur Artan Santo. Vrasja mafioze e mirëorganizuar u krye mëngjesin e djeshëm në orën 09:15 dje në zemër të Tiranës nga dy persona me kokore dhe të veshur me xhup të zi.

Nga hetimet mësohet se autorët janë parë të lëvizin me motor gjatë mëngjesit në pritje të daljes së tij nga shtëpia.

Fotot e vëna në dispozicion nga kamerat e sigurisë kanë regjistruar autorët që ndjekin makinën në rrugën përkrah godinës së Radio Televizionit Shqiptar, për të dalë më pas përpara tij dhe Ambasadës Italiane. Më pas automjeti është drejtuar në rrugën përpara zyrave të Kuvendit të Shqipërisë për të shkuar në hyrje të ish-Bllokut, ku ndodheshin dhe zyrat e bankës së tij dhe ku u krye edhe ekzekutimi.

Fotoja e marrë nga kamerat e sigurisë në kryqëzimin përpara Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit tregon se si makina ndiqej hap pas hapi nga motori me dy personat.

Dëshmitarë okular të ngjarjes sqaruan se dy personat me mjetin pa targa kanë bërë xhiro në zonën e ish- Bllokut, për më shumë se 30 minuta deri në momentin e daljes së Santos nga shtëpia.

Fundamenti

Më pas ata e kanë ndjekur me motor deri tek banka. Ka qënë pikërisht dalja e 58 vjecarit nga makina kur dy personat kanë qëlluar mbi automjetin e pronarit të Bankës Credins dhe pronarë dhe aksioner në disa media në vend. Santo është munduar që tu shpëtojë plumbave,duke tentuar të hyjë në bankën e tij, por në këtë kohë ai është goditur edhe 5 herë të tjera, duke gjetur vdekjen vetëm pak metra larg hyrjes së biznesit që ai drejtonte prej vitesh.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së bankës ka zgjatur vetëm pak sekonda. Më pas personat janë larguar me shpejtësi në drejtim të Librit Universitar, ku është kapur në kryqëzimin mes kësaj librarie dhe Presidencës nga kamerat e sigurisë.

Pasi kanë kaluar përmes zonës së banuar në zonën e liqenit, autorët më pas kanë humbur çdo gjurmë. Megjithë kërkimet të cilat vijuan deri në Fushë Krujë por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

Policia ka vënë në dispozicion100 mijë euro për çdo informacion që do ndihmonte në arrestimin e autorëve ndërsa pistat e hetimit janë përqëndruar në disa./oranews.tv/.