Eko Higjiena

Rrahje masive në Zhegër, qëllohen me armë zjarri dy persona

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në fshatin Zhegër të Gjilanit pas një mosmarrëveshje, janë përfshi në rrahje tetë të dyshuar meshkuj shqiptar, dy të dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dy të dyshuar tjerë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë personave të lënduar ju është ofruar ndihma mjekësore dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e te lënduarve është jashtë rrezikut për jetë. Është konfiskuar arma e llojit TT 7.62 mm, dhe dy gëzhoja.

Uji Dea

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit e rastit janë intervistuar, më pas njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa shtatë të dyshuar të tjerë dërgohen në mbajtje./rajonipress/