UBT

Vritet Elvis Pista, kandidat i PDK-së për deputet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Policia rajonale e Prizrenit ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur atentati në Pistën, që kishte fituar votat për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës. KTV-së i është thënë në vendin e ngjarjes se të shtënat nuk janë dëgjuar, dhe se Pista është qëlluar 4 herë me armë me silenciator. Vrasësit e kanë pritur Pistën në afërsi të një trafoje elektrike afër restoranit ku ai ishte.

***
Është vrarë në Rahovec, për motive ende të panjohura, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista.

Burime të portalit Koha.net, kanë treguar se Pista ka qenë në Rahovec në një festë familjare, kur është qëlluar katër herë në një parking veturash, të një restoranti në këtë qytet. Ndaj Pistës, mësohet se është shtënë me armë, plagëve të të cilave ai nuk ka mundur t’iu mbijetojë. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë.

Hidromorava

Pista ka qenë djali i vetëm i familjes, ka qenë i martuar dhe nuk ka lënë fëmijë.

Ai ka synuar ulëse të deputetit me PDK-në, teksa është inkuadruar frik në politikë. Kishte deklaruar se ai do të tërhiqej nga politika në rast se PDK-ja nuk i fiton zgjedhjet në nacionale dhe nëse Hashim Thaçi nuk bëhet sërish kryeministër, ndërsa qytetin e tij të lindjes, Rahovecin, e quante jo bastion por “shtëpi të PDK-së”.
©KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.