200 mijë euro të pasaportave në llogarinë e vëllait të shoferit të Kadri Veselit
200 mijë euro të pasaportave biometrike kanë shkuar në llogarinë bankare të vëllait të shoferit të Kadri Veselit.
Hashim Shala nga Broliqi i Pejës akuzohet se në grup kriminal kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme 1.4 milionë euro të pasaportave biometrike.
Ai është vëllai i Bashkim Shalës, përcjellës dhe rojë i zëvendëskryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.“Koha Ditore”


