Fundamenti

Rexhep Ajeti dënohet me 3 vite e gjashtë muaj burg

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i trupit gjykues nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar e ka shpallur fajtor të pandehurin Rexhep Ajeti, nga fshati Strezovc, Komuna e Kamenicës, për shkak të veprës penale ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur. Ndaj të pandehurit Rexhep Ajeti, është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj, si dhe dënimi plotësues marrja e lejes së vozitjes në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetëve, raporton rajonipress.

FIDANISHTJA

I pandehuri Rexhep Ajeti, është shpallur fajtor për këtë vepër penale, ngase i njëjti më datën 15.04.2014, në Kamenicë, duke mos i respektuar dispozitat ligjore dhe duke e drejtuar automjetin në gjendje të dehur me alkool, e kishte goditur me automjetin e tij të ndjerin Jahi Maliqi, oficer i Policisë së Kosovës, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare, me ç’rast i njëjti për shkak të kësaj goditje përplaset për toke dhe si pasojë e plagëve të marra, i njëjti nuk ka mundur të mbijetojë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.