Në Viti godet qëllimisht veturën e një femre, pranga të dyshuarit
Gjilan – Në rrugën “Shote Galica” në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i cili me veturën e tij qëllimisht e ka goditur veturën e viktimës femër shqiptare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës.
Edhe në fshatin Llovc të Gjilanit raportohet se viktima mashkull shqiptar duke drejtuar biçikletën pa sistem të frenimit, ka dal nga rruga dhe është përplasur në një mur.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë./rajonipress/


