Të stimulohet sektori privat nëse duam zhvillim ekonomik
Nga Gzim Shala – Zhvillimi dhe rritja ekonomike e Kosovës, në vendin që të ketë ngritje po vazhdon të ketë një rënie të madhe, dhe për këtë ndikojnë shumë faktorë, e ndër to, niveli i lartë i korrupsionit, mosgatishmëria për të luftuar atë, seriozisht e jo vetëm me deklarata verbale, dështimi i procesit të privatizimit ekonomin e zezë.
Pastaj, mungesa e strategjisë së qartë të institucioneve qendrore, për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë, kamatat e larta bankare që shumë prej bizneseve po i qojnë drejt falimentimit, politikat doganore të pafavorshme, për prodhimet vendore dhe favorizuese, për prodhimet e importit, shkalla e lart e papunësisë e shumë faktorë të tjerë.
Kur përmendim privatizimin mund te thuhet, lirshëm se ky proces ka dështuar sidomos në Komunën e Gjilanit, që shumë fabrika janë shitë pa kurrfarë kritere shohim Kombinatin e Tekstilit ku dikur kishte afër 3 mijë punëtor, ku ka ndikuar negativisht sepse janë shitur të gjitha fabrikat si shembull Kombinati i Duhanit, që dikur edhe ka eksportuar dhe ka gjeneruar vende pune edhe në mënyrë indirekte ( mbjellja e duhanit nga fermerë ) e tani janë jofunksionale dhe kanë lenë punëtoret në rrugë.
Pikërisht mbyllja e Fabrikës se Duhanit dhe lënia pa punë mbi 700 punëtorëve është një dëshmi që procesi privatizimit ka dështuar në ketë komunë, për rrjedhojë ka krijuar edhe kriza sociale sepse ata punëtor të bindur se kjo Industri është e qëndrueshme, ishin futur në kredia dhe se tani ballafaqohen me problemet në kthimin të tyre pas mbylljes se Fabrikës qe nga Viti 2008, dhe shumica e punëtorëve kanë pasur edhe kontrata por janë larguar dhe ende bredhin rrugëve neper gjykata për te kërkuar djersen e tyre.
Mbyllja e Fabrikës se Duhanit ka ndikuar edhe ne Zhvillimin e bujqësisë në këtë, komunë, pasi dihet se në këtë rajon, qytetaret kanë qenë kultivues të njohur të duhanit. Në vend se të stimulohen këta fermer në rritjen e kapaciteteve tani ata janë detyruar te heqin dorë pas mbylljes se duhanit.
Dihet shumë mirë se Kuvendi i Komunës, përkatësisht Qeveria qendrore nuk ndërtojnë Fabrika e hapin vende te reja pune, mirëpo me një vullnet të mirë e me politika të mençura mund ta trasojnë rrugën që sektori privat të zhvillohet dhe të gjenerojë vende të punës e me këtë, edhe të zbutet papunësia dhe varfëria në vend.
Shembull nëse flasim për Gjilanin, një politike qeveritare serioze për stimulim te sektorit të bujqësisë do të ngjallte ekonominë, do te ndikonte ne zhvillimin dhe ulje të varfërisë. Gjilani ka toke punuese qe po lihet djerrine, ndërsa po të shikohet në statistikat e Entit për punësim, në të janë të regjistruar mbi 30 mijë të papunë.
Të gjitha këto që u thanë më lart ndoshta do të gëlltiteshin, po të mos ishte ky “ekspansion” skandalesh, qoftë i aferave korruptive e qoftë të natyrave të tjera, që direkt po ndikojnë në imazhin e Kosovës, e në veçanti tek largimi i investitorëve potencialë, të cilët do t’i përmirësonin dukshëm treguesit ekonomikë në Kosovë.
Në krahasimin mes rënies ekonomike dhe shpërthimit të skandaleve, mendoj se në mënyrë analitike është vështirë të gjendet saktë shkak/pasoja, por një gjë dihet shumë saktë: Viktimë ka qenë, është, dhe do të jetë populli i varfër i Kosovës!
Duke shpresuar se te ardhmen, të gjithë bashkërisht do të punojmë në funksion të një ekonomie ekspansioniste dhe aferat skandaloze të pësojnë recesion, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shkojmë nga e ardhmja evropiane, ekonomikisht të fortë dhe politikisht faqebardhë./rajonipress/
Gzim Shala – Nënkryetar i Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan


