ARKATANA

Dheu mbulon trupat, por jo pyetjet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shkuan si çdo ditë tjetër edhe të premten në punë. Por, nga aty nuk u kthyen më të gjallë. Ditën pasuese, të shtunën u varrosën. Pas lanë familjen, lotët e tyre, e shumë dhimbje. Për më tej, emrat e tyre vetëm sa do të regjistrohen në statistikat e zeza të KEK-ut. Bashkim Mehana (50) e Latif Jashari (65), tash bëjnë pjesë në listën e 35 personave që humbën jetën në vendin e tyre të punës.

Kaq është shifra e atyre që nuk jetojnë më, si pasojë e aksidenteve në këtë Korporatë, vetëm gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit. Pas ngushëllimeve, për familjet e tyre do të nisin ditët më të vështira. Vendi nuk ka Ligj që rregullon asistencën e familjeve të punëtorëve, në rast se familjari i tyre humb jetën në vendin e punës.

FIDANISHTJA

Përveç ndonjë ndihme të vogël, qoftë nga Korporata, apo shokët e punës, familjet duhet të përballen vetë me vështirësitë e jetës. Viktimat e kësaj fatkeqësie u varrosën të shtunën në vendlindjet e tyre. Bashkim Mehana, i cili ishte i fundit që u nxor nga gërmadhat e objektit ku ndodhi shpërthimi, paraditen e së premtes do të prehet në Vushtrri, e Latif Jashari në Kaçanik…(Tribuna).