Fundamenti

Nën kërcënimin e armës i kërkojnë 100 euro, arrestohen tre të dyshuar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fshatin Dobërqan të Gjilanit viktima mashkull shqiptar ka raportuar se një i dyshuar mashkull shqiptar së bashku me dy të dyshuar tjerë e kanë kërcënuar me armë automatike dhe ia kanë kërkuar 100 €.

FIDANISHTJA

Lidhur me rastin njësiti policor ka identifikuar dhe ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë. Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me një karikator të zbrazët e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/