Eko Higjiena

Në Hogosht të Kamenicës sulmohet roja e pyllit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Polica e Kosovës, stacioni policor i Kamenicës ka pranuar një ankesë nga ankuesi shqiptar Shtetas i Kosovës, përgjegjës i Pylltarisë i cili, raporton se gjatë detyrës zyrtare për verifikim të prerësve ilegal të pyllit publik, së bashku me katër roje të pyllit, pas një konflikti verbal rreth zbulimit të prerjeve të druve me tre të dyshuarit që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës me banim në fshatin Hogosht komuna Kamenicë, është sulmuar fizikisht nga të dyshuarit.

UBT

Me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë arrestuar, dhe ndalur në mbajte për 48 orë. Rasti dërgohet në prokurori njoftoj policia e Gjilanit./rajonipress/