Hidromorava

Limaj: Gjilani duhet të përkrah ndryshimin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – NISMA e ka përmbyllur fushatën në Gjilan, me një tubim në Palestrën e Sporteve, ku Fatmir Limaj i ka ftuar qytetarët e Gjilanit që të mos i votojnë më të njëjtit njerëz, ata që, siç u shpreh Limaj, ju kanë gënjyer, ju kanë mashtruar disa herë deri tani dhe nuk kanë bërë asgjë për juve, sepse ata do t`ju mashtrojnë prapë

Politikanët e tashëm po mundohen që me të njëjtat premtime t`i mashtrojnë qytetarët edhe njëherë, ka thënë Limaj, duke përmendur premtimin për një spital në Ferizaj, rastin e Fabrikës së gypave dhe premtimin për autostradën Prishtinë-Shkup, nëpër Viti-Gjilan, që siç tha ai, është dashur të kryhet vitin e kaluar.

“Me këta njerëz, kjo autostradë nuk do të bëhet edhe 4 vjet tjera”, ka thënë ai.

ARKATANA

Me apelin “Zgjohu Gjilan”, Limaj i ka ftuar qytetarët e këtushëm që të guxojnë dhe t`i votojnë njerëzit e ndryshimit. Jakup Krasniqi tha se NISMA është shpresë e besim për Kosovën dhe Gjilanin.

“Ne nuk jetojmë me madhështinë e të djeshmes, por me besimin për të ndryshuar të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.

Mesazhet i tyre i kanë dhënë edhe Valdete Bajrami-Dushica, Selami Rrahmani, Anila Kastrati, Musa Selimi e Bajram Hasani./rajonipress/

Mund të ju interesoj: