United Hospital

3 vjet e dy muaj burgim për Filloreta Jakupin, lirohet nga akuzat Ramiz Selimi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të akuzuarës Filloreta Jakupi, ka shqiptuar dënim unik, në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjet e 2 (dy) muaj burgim dhe një dënim plotësues mos ushtrimin e funksioneve në administratë publike në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari, Hasan Sadiku e ka shpallur fajtor të akuzuarën Filloreta Jakupi, për gjashtë vepra penale, shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

E akuzuara Filloreta Jakupi, shqiptare, shtetase e Republikës së Kosovës, përgjatë viteve 2005-2011, në ushtrimin e detyrës së saj, si këshilltare për klient në një bankë private, ka vënë në lajthim disa nga klient të bankës.

ARKATANA

Ndërsa i akuzuari tjetër Ramiz Selimi, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka ushtruar detyrën koordinatorit dhe mbikëqyrësit, është liruar nga të gjitha akuzat.

Palët kanë të drejtë anekse në afatin ligjor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.