ARKATANA

Pranga 30-vjeçarit, rrëmbeu dhe përdhunoi 17-vjeçaren

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Pranga 30-vjeçarit, rrëmbeu dhe përdhunoi 17-vjeçarenKORCE- Një 30-vjeçar nga qyteti i Patosit ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet për “Kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura”. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku dje bënë me dije se Engjëll Beqaj, i martuar dhe baba i një fëmije, është arrestuar pas denoncimit të bërë nga një 17-vjeçare po nga qyteti i Patosit. Sipas burimeve të mësipërme, gjithçka ka nisur rreth dy javë më parë. Mësohet se më 21 maj, Beqaj në rrethana ende të pazbardhura ka marrë bashkëqytetaren e tij adoleshente dhe e ka dërguar në Korçë tek një i afërmi i tij.

Amarilda. F ka deklaruar se 30-vjeçari e ka marrë pa dëshirën e saj dhe e ka mbajtur për më shumë se dhjetë ditë tek banesa e të afërmit të tij. Largimi i të resë pa adresë nga banesa ka alarmuar familjarët, të cilët kanë denoncuar zhdukjen e saj në polici. Blutë, pasi kanë marrë dhe foton e 17-vjeçares, e kanë shpallur në kërkim, ndërsa kanë nisur punën për gjetjen e saj.

Po sipas burimeve të mësipërme, adoleshentja, në një momentet që mbahej e mbyllur në një banesë në Korçë, ka mundur të njoftojë familjarët e saj. Menjëherë pas sinjalizimit dhe adresës së dhënë nga Amarilda F., blutë kanë mundur të gjejnë dhe të lirojnë atë.

Fundamenti

E terrorizuar, vajza ka dëshmuar para oficerëve të policisë gjyqësore se 30-vjeçari Engjëll Beqaj e ka marrë forcërisht dhe e ka dërguar në qytetin juglindor ku dhe e ka përdhunuar. Pas dëshmisë të 17-vjeçares, blutë kanë vënë në pranga maniakun.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar krimin. “Nuk është e vërtetë se e kam rrëmbyer me forcë dhe e kam përdhunuar 17-vjeçaren. Ajo erdhi me mua dëshirën e saj”, është shprehur Beqaj. Pavarësisht deklarimeve të bëra, 30- vjeçari është arrestuar dhe është dërguar në qelitë e paraburgimit në komisariatin e policisë së Fierit. Burimet nga policia lokale pohuan se po hetohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet në ngarkim të Engjëll Beqajt i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë së këtij rrethi. Pritet që Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit të vendosë masën e sigurisë në ngarkim të tij për akuzën “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitura”.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.