Aksident trafiku në fshatin Radivojcë të Vitisë
Gjilan – Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një Aksident trafiku që ka ndodhur në mes të një motoçiklete dhe dy veturave civile.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se besohet se deri te aksidenti të ketë ardhur për shkak të shpejtësisë, ku motoçiklisti shqiptar shtetas i Kosovës ka humbur kontrollin mbi mjetin drejtues dhe ka dal në shiritin e kundërt ku ka goditur dy veturat që ishin në lëvizje e sipër, dhe si pasojë lëndime trupore kanë marrë vozitësi i motoçikletës dhe vozitësja e njërës nga veturat si dhe një nga pasagjerët.
Të njëjtit janë dërguar në Emergjencën Rajonale në Gjilan për ndihmë mjekësore dhe raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetë tha Hashani./rajonipress/

