UBT

Haradinaj: Thaçi e di se nuk do të jetë kryeministër

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Haradinaj tha se AAK është e gatshme të marr përgjegjësi për ta udhëhequr vendin dhe se është e gatshme dhe e di se çka do të bëj edhe pas 9 qershorit po qe se e merr besimin e qytetarëve.

Ai ka thënë se të tjerët, përkatësisht Thaçi, ka hyrë në disa premtime e obligime në të cilat e di që nuk do të mund t’i realizojë.

“Mos ua zëni për të madhe politikanëve në rast se thonë do të udhëheqin me vendin. Është normale të ofertohet, t’u thuhet qytetarëve kjo është oferta jonë. Qytetarët vlerësojnë e vendosin. Prej këtyre që janë në garë, më shumë beson Aleanca që ka me marrë përgjegjësinë. Unë kam dilema në disa prej tjerëve, që me bë më iu ndodhë. Unë mendoj që z. Thaci e din që s’ka me qeverisë për shkak të obligimeve që po hyn, vetë e din cka është duke bërë”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk po shoh një plan konkret si ata kanë mendu të udhëheqin me vend. Ne kemi dalë me këtë ofertë dhe do ta vlerësojmë besimin e qytetarëve. AAK është në opozitë qe dy mandante, por nuk mund të bëhemi hyzmetqarë të ndonjë koncepti të keq qeverisës. Ky është pozicioni i AAK’së”, ka thënë veç tjerash Haradinaj.

Uji Dea

Haradinaj: I kam vuajtur pasojat e SHIK’ut

Haradinaj ka folur edhe për çështjen e SHIK’ut duke thënë se nuk e kupton se pse duhej të kishte ekzistuar një organizatë e tillë pas luftës.

Ai tha se personalisht i ka vuajtur dëmet e SHIK’ut.

“Kam qenë pjesëtar i UÇK’së kemi pasë një organizatë G2. Ata kanë qenë si me thënë spiunët e UÇK’së por nuk ka pasë punë sepse nuk kemi pasë cka të shpiunojmë armikun sepse e kemi parë. E kemi parë sa tenka i ka. Krejt populli ish aty. Pas luftës, ekzistenca e këtyre mekanizmave disi është e çuditshme. Unë po ju them e kam një aspekt personal, unë i kam vuajtë dëmet e kësaj organizate pas lufte. Në mënyra të ndryshme na kanë diskredituar dhe në mënyra të ndryshme kemi rënë në kurthet e tyre”, ka thënë Haradinaj.