HW

BE pret që Kosova pas zgjedhjeve të ketë qeveri me shumicë të fortë dhe të aftë për kompromise

/ 2 minuta lexim
HW

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka bërë thirrje për formim të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke theksuar nevojën për kompromis politik ndërmjet partive për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Dita e Evropës, Palatova tha se Bashkimi Evropian pret që Kosova të krijojë një qeveri stabile dhe me shumicë të fuqishme parlamentare, në mënyrë që të vazhdojë zbatimi i reformave në kuadër të agjendës evropiane.

“Duhet të shohim një formim të shpejtë të institucioneve, me një qeveri që ka shumicë të fortë në kuvend, që ka aftësi të gjenerojë kompromise të shëndetshme ndërpartiake për të zgjedhur presidentin dhe të vazhdojë me reformat”, deklaroi ajo.

Sipas saj, një stabilitet i tillë institucional është i rëndësishëm jo vetëm për funksionimin e brendshëm të vendit, por edhe për avancimin e proceseve integruese drejt Bashkimit Evropian.

ARKATANA

Palatova vuri theks edhe te karakteri shumetnik i Kosovës, duke e cilësuar atë si një vlerë të rëndësishme për shtetet anëtare të BE-së.

“Së treti, karakteri shumetnik i Kosovës është me vlerë të madhe për të gjitha shtetet tona anëtare. Të gjitha kryeqytetet tona vëzhgojnë ruajtjen e tij, angazhimin konstruktiv me të gjitha komunitetet shumicë, në mënyrë që të gjithë kosovarët, pavarësisht përkatësisë etnike, të ndiejnë se kanë një shtëpi dhe perspektivë këtu”, tha ajo.

Deklaratat e saj vijnë në një periudhë kur skena politike në Kosovë po hyn në fazën përfundimtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa çështja e krijimit të shumicës parlamentare dhe zgjedhjes së presidentit po konsiderohet një nga sfidat kryesore politike pas procesit zgjedhor. /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.