ARKATANA

Në Ranillug serbi i dehur demolon përmendoren, në Zhegër konfiskohen armë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Ranillug raportohet se i dyshuari mashkull serb i sëmurë psikik ka thyer dhe demoluar një përmendore që gjendej në qendër të fshatit. I dyshuari ka thyer edhe disa xhama të një shtëpie banimi njoftoj policia e Kosovës.

Kurse në fshatin Zhegër të Gjilanit raportohet se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull shqiptar janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie njëra Karabinë dhe tjetra Flloberk të kalibrave 7.62 mm të cilave u kishte skaduar afati i lejes.

UBT

Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./rajonipress/