Hidromorava

Pacolli: Thaçi po i “vjedh” idetë tona

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë në RTK, tha se të gjitha partitë janë duke u inspiruar nga programi i AKR-së.

Ai tha se kryeministri në largim është duke e përdorur programin e AKR-së për punësim, ndërsa Albin Kurti për Trepçën dhe që Ramush Haradinaj është duke marrë programin për bujqësi, program ky që sipas Pacollit është i pakuptueshëm.

Mobi Casa

Ndërkaq, duke folur për zgjedhje Pacolli tha se është mëkat që qytetarët mund ti humbin edhe katër vite shumë të vlefshme nëse nuk e mendojnë se kujt do ti japin votën.

Ai tha se është përgjegjësi e qytetarit nëse nuk e mendon kujt ia hedh votën.