UBT

Haradinaj: Arratisja e Lushtakut, Haxhajt e Jasharit, lajm i keq për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar arratisjen nga QKUK, të Sami Lushtakut, Ismet Haxhajt dhe Sahit Jasharit. Ai tha se arratisja e tyre është një lajmë i keq për Kosovën.

“Ngjarja e djeshme në QKUK është një lajm i keq për Kosovën”, tha Haradinaj në Prizren, transmeton TVPZ.

UBT

Sipas tij, në këtë rast gjykata dhe personat që janë nën masën e arrestit duhet të veprojnë konform dispozitave ligjore.

“Në Kosovë është degraduar i tërë sistemi dhe për këtë arsye AAK ka një vizion të qartë se si ta shërojë Kosovën”, tha Haradinaj./PrizrenPress.com/