Hidromorava

Thaçi: PDK do të fitojë 40+ deputetë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

​Pas takimit që kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit kryeministri Hashim Thaçi pati me kadidatët për deputetë të PDK-së, elaboroi në pika të shkurtëra punën e partisë para fillimit të fushatës, si dhe punën e kandidatëve të PDK-së në disa pika të Misionit të Ri të cilat, dje i shpalosi para kandidatëve dhe sipatizantëve të PDK-së.

Ai, edhe njëherë shprehi garancinë se PDK ka një program konkret për zhvillim e hovshëm ekonomik të vendit, krijmin e vendeve te punës, dhe sigurimin e mirëqenies i cili përfshinë të gjitha kategoritë e shoqërisë kosovare.

ARKATANA

Thaçi shprehi bindjen para kandiatëve për deputetë se Partia Demokratike në zgjedhjet e 8 qershorit, do të fitojë 40+ deputetë dhe do të ketë një stabilitet politik për qeverisjen e filozofisë së misionit të ri.

“Misioni i Ri është vizioni i çdo qytetari të Republikës së Kosovës pa dallim”, tha kryeministri Thaçi. Ai theksoi gjithashtu se, Misioni i Ri është program që i tejkalon interesat partiake dhe është ekskluzivisht në shërbim të qytetarëve.