ARKATANA

Fehmi Fetahu prezantohet para të rinjve të AAK-së

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjilan Labinot Hyseni, i shoqëruar nga struktura e tij, janë pritur nga pronari i “Vali Ranch” dhe njëherit kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës Fehmi Fetahu, si takim prezantues për të dyja palët.

Fehmi Fetahu, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK-së, ka thënë se arsyeja e kësaj ftese ka pasur të bëjë pikërisht me prezantimin e tij si kandidatë para strukturës së të rinjve të Aleancës në Gjilan, sepse siç është shprehur ai, pikërisht një e ardhme më e mirë për këta të rinj është arsyeja e kandidimit të tij.

Fetahu, ka folur për veten duke treguar se si ka arritur deri në pozicionin ku është tani, për sakrificat dhe sfidat që ai është dashur ti kalojë, ndërkaq ka thënë se ka pasur vetëm një arsye për kandidimin e tij, e para vet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj dhe e dyta të rinjtë, për të cilët ai dëshiron të punojë që t`i ofrojë kushte dhe një të ardhme më të mirë.

Në këtë takim, ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar i komunës si dhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës Rexhep Kadriu, i cili edhe njëherë tjetër ka falënderuar strukturën e të rinjve në Gjilan për angazhimin e tyre të deritanishëm, ndërsa ka thënë se vazhdon të jetë krah i fuqishëm i sukseseve të Aleancës në Gjilan deri më sot.

United Hospital

Nënkryetari i AAK-së në Qendër, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kandidat për deputet Ahmet Isufi, ka thënë se e ardhmja edhe shtylla kryesore e zhvillimit të një shteti dhe padyshim shtylla kryesore e AAK-së, subjekt ky i cili gjithmonë ka ofruar hapësirën e merituar për të rinjtë e saj.

Poashtu para të pranishmëve ka folur edhe Xhevat Bekteshi, anëtarë i kryesisë së AAK-së në Gjilan, i cili ka falënderuar kryetarin e ARK-së në Gjilan Labinot Hyseni dhe strukturën e tij për përkushtimin e tyre në sjelljen e rezultateve të njëpasnjëshme.

Ndërkaq, në fund kryetari i të rinjve të Aleancës në Gjilan Labinot Hyseni, ka thënë se si strukturë do ta mbështesin kandidaturën e pesë deputetëve nga Gjilani pa dallim, duke cekur se ARK-ja në Gjilan do të përkrahë kryetarin e Degës së AAK-së Rexhep Kadriu, nënkryetarin e AAK-së Ahmet Isufi si dhe tre kandidatët tjerë Nijazi Idrizi, Fehmi Fetahu dhe Magbule Shkodra dhe për këtë madje janë krenar që do të qëndrojnë prapa pesqes më të mirë dhe më profesionale në të gjithë Kosovën. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.