Lista befasuese e PDK-së, nga ministrat vlerësohet vetëm Hoxhaj
Kreu i PDK-së Hashim Thaçi duket se ka befasuar shumë kë me rangimin në listë të kandidatëve për deputet të kësaj partie.
Shumë nga ministrat në qeverinë “Thaçi 2” madje edhe figurat kyçe të kësaj parti nuk janë në 20-en e parë e disa as në 50-she.
Pas Hashim Thaçit vend të cilin e kishte Jakup Krasniqi në 2010-të tashmë është ranguar ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli.
Flora Brovina nuk ka lëvizura nga vendi që kishte në 2010, ndërsa në vend të 4-t, vend të cilin i kishte Fatmir Limaj është ranguar Hajredin Kuçi gjë e cila tregon se është ngritur për 4 vende krahasuar më rangimin që kishte zgjedhjet e kaluara.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj duket se është më fatlumi nga ministrat aktual të PDK-së sepse nga pozita e 10 sa kishte në 2010 është ngritur në pozitën e 5-të, vend të cilin e kishte Azem Syla.
Ndryshim në këtë garë nuk është bërë me ministren e Integrimeve, Vlora Çitaku pasi që ajo mban numrin e njëjtë, 6.
Avni Klinaku i 7-ti, ka zënë vendin e Rrustem Mustafës, derisa ky i fundit është ranguar i 13-ti.
Ferid Agani është ranguar në vend të 8-të, të cilin zgjedhjet e kaluara ishte rezervuar për Hajredin Kuçin.
Të shumëpërfolurës së ditëve të fundit, Margarita Kadriut iu është rezervuar numri 9-të, vend të cilin e kishte Justina Pula-Shiroka e cila tash nuk është pjesë e listës fare.
Arsim Bajrami është ngritur për disa vende pasi që tash ka numrin 10, e që zgjedhjet e kaluara ishte i ranguar në numër 26.
Azem Syla ka rënë për disa vende, tash mban numrin 11 ndërsa ishte i renditur i 5-ti.
I 11-ti në listë zgjedhjet e kaluara ishte Xhavit Haliti e tani ka rënë për disa vende, tani mban numrin 19.
Rrustem Mustafa po ashtu ka pësuar rënie për disa vende por më shumë ka pasur rënie kandidati i cili kishte këtë numër (13) në zgjedhjet e kaluara, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, nuk është as në 20-en e parë, tani ka numrin 26.
Në listë është futur edhe Edita Tahiri, e 15-ta vend të cilin e kishte Safete Hadergjonaj.
Elmi Reçica është ranguar i 16-ti vend të cilin e kishte ministri i Arsimit, Ramë Buja e i cili tani nuk është futur fare në listë.
Mirë nuk është ranguar as shefi i grupit parlamentarë të kësaj partie, Adem Grabovci sepse nga numri 14 sa kishte tani është në numrin 29.
Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota nuk është se është ranguar mirë në numër 32, mirëpo më keq se ai i ka punët Shaip Muja i cili kishte këtë rangim zgjedhjet e kaluara, ai tash ka numrin 90 në listë.
Ai i cili provoi 2 ministri në një mandat, Besim Beqaj nuk i ka punët mirë me renditje, 44, mirëpo mund të lavdërohet se është brenda 50-es.
E ministri i cili mezi ka mbetur në 50-she, është Memli Krasniqi, ai është ranguar i 49-ti, nërsa në zgjedhjet e kaluara kishte numër 25 në listë.
Minsitrat të cilët janë ranguar më së keqi janë ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci dhe ai i FSK-së, Agim Çeku.
Deputetja që ishte konsideruar si “më e forta” nga deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu nuk ka një pozitë të lakmueshme në listë, e 77-ta, herën e kaluar ishte më mirë, numër 55.


