Eko Higjiena

Në Gjilan arrestime për drogë dhe armë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.8 gram.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

FIDANISHTJA

Gjithashtu në rrugën “Mehmet Akif Ersoi” në Gjilan lidhur me rastin e datës 2 maj 2014 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar për armëmbajtje pa leje i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje./rajonipress/