ARKATANA

Universiteti “Kadri Zeka” mbanë orë përkujtimore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur orë përkujtimore me rastin e datëlindjes të atdhetarit Kadri Zeka. Për jetën dhe veprën e veprimtarit Kadri Zeka foli prorektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Sabri Tahiri, i cili tha se, Kadriu bashke me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, ishin pishtarë të lirisë së Kosovës, pa veprimtarinë e të cilëve Kosova nuk do ta kishte lirinë të cilën e gëzon sot.

Prorektori Tahiri tha se për ta përjetësuar veprën madhore të Kadri Zekës, pas themelimit të Universitetit publik në Gjilan, këshilli drejtues dhe kryeministri Hashim Thaçi vendosën që ky institucion i Arsimit të Lartë të Anamoravës të emërohet me emrin e atdhetarit Kadri Zeka të cilin do ta mbajë me krenari.

Shpresë Qamili koordinatore e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan në fjalën e saj ndër tjerash tha se Kadri Zeka ra dëshmor në moshë të re, për të mbetur përjetë i ri dhe përfaqësues i rinisë shqiptare e idealeve të larta të saj.

Uji Dea

Kurse Mehmet Zylfiu, kryetar i Parlamentit Studentor në Universitetin “Kadri Zeka”, tha se studentët janë të privilegjuar që universiteti i tyre mban emrin Kadri Zeka dhe do te mundohen që brezat e rijë të mos harrojnë kurrë veprën atdhedashëse të heronjve të cilët dhanë gjithçka që ne sot të frymojmë shqip lirshëm.

Ndërkohë Studentët e fakultetit të Edukimit nën organizim të profesor Selim Sylejmanit janë paraqitur me disa recitale dhe pika muzikore në nderim të veprës së atdhetarit Kadri Zeka. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.